Vranësira dhe reshje të dendura shiu, parashikimi i motit për sot

schedule07:10 - 10 Nëntor, 2023

schedule 07:10 - 10 Nëntor, 2023

Një tjetër sistem vranësirash pritet të zhvillohet në territorin shqiptar, duke sjellë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dendura reshjet paraqiten në ultësirën perëndimore duke raportuar edhe përmbytje në shumë qytete.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e shirave me intensitet mesatar dhe të lartë në të gjithë territorin e vendit, pritet dobësim i reshjeve vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë 2 gradë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve intensive ku më të problematike situata paraqiten në zonat perëndimore dhe jugpernëdimore të Kosovës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me shira të intenbsitet mesatar dhe lokalisht intensivë në të gjithë territorin e Kosovës, me përjashtim të skajit verior ku reshjet do të jenë disi më të dobëta. Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëve të paradites, duke gjeneruar rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet përkohësisht nga territori i MV. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Veri-Veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, dhe gadishullin Skandinav duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu shoqëruar me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje dëbore. Po ashtu, gadishulli i Ballknait do të perfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë shira intensivë dhe erë të fuqishme në brigjet detare Ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta do të paraqiten Europa Qëndrore si edhe ekstremi Juglindor i Europës.

/abcnews.al