Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës

schedule07:43 - 6 Tetor, 2024

schedule 07:43 - 6 Tetor, 2024

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar; duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra; më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Lindore. Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; duke përmriësuar ndjeshëm kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në skajin Verior dhe verilindor të Kosovës;

Ndërkohë pjesa tjetër do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por pa reshje. Përsa i përket, Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 45 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV, mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Po ashtu; orët e pasdites dhe mbrëmjes do të mbeten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të përkohëshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Qëndrore. Po ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë ishujt Britanikë si edhe rajonin e Balltikut ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit.