Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti gjatë fundjavës në territorin shqiptar: Ulje temperaturash

schedule10:00 - 16 Gusht, 2024

schedule 10:00 - 16 Gusht, 2024

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar se kjo e premte do të mbetet me temperatura të larta, maksimume të cilat do të jenë në vlerën 40 gradë celcius në qytete si Elbasani, Berati dhe Shkodra. Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qendrueshëm me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, por nuk priten reshje.

Por si do të jetë dita e shtunë?

Dita e shtunë do të sjelli rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 37 gradë celcius.



Për sa i përket kushteve atmosferike, dita e shtunë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave të zonave lindore. Në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat lindore, duke bërë dhe që të krijohet mundësia për reshje të izoluara shiu.

Dita e diel:

Dita e diel, në pjesën e parë të ditës mot i qendrueshëm, në pjesën e dytë të ditës vranësira, në gjysmë lindore të territorit shqiptar do të kemi prezente reshjet e shiut, herë pas here në formën e rebesheve.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së diel: Vlerat minimale 16 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumet në vlerën 36 gradë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut:

Ditën e sotme mbeten me temperatura të larta 37 gradë celcius në Kosovë. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut presim maksimumet në 40 gradë celcius në mesditë.

Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rënie të temperaturave të ajërit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të jenë në vlerën 34 gradë celcius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 37 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike, dita e shtunë do të jetë me mot të qendrueshëm gjatë paradites, ndërsa pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave. Reshjet do të jenë më të dukshme ditën e diel në orët e pasdites, ku do të përfshijë të gjithë territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!