Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, si do jenë temperaturat

schedule07:30 - 13 Shkurt, 2025

schedule 07:30 - 13 Shkurt, 2025

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim; të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në në gjithë vendin por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë me vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës, por me intensitet të ulët, por moti do të jetë i ftohtë si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Do të paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV POR si pasojë e temperaturave të ulëta do të rikthehen ngrica e theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor.

Evropa

Pothuajse i gjithë kontinentit europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht, reshje të dendura shiu do të kenë gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa; reshje dëbore priten në; Europën Lindore, zonën e Alpeve si edhe pjesërisht Ballkani; Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten Europa Qëndrore, ishujt Britanikë si edhe rajoni i Balltikut.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!