Vranësira dhe reshje, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

schedule07:08 - 2 Shtator, 2022

schedule 07:08 - 2 Shtator, 2022

Shqipëria

Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që deri në orët e mesditës vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje, më të dukshme në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht kushtet e motit të pësojnë përmirësim, si fillim në zonat Jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Prej disa ditësh Kosova ndodhet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira në të gjithë territorin dhe reshje shiu. Parashikohet që më të dukshme vranësirat të jenë pas mesdite, KU pritet të ketë dhe intervale me rrebeshe  të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta në Maqedoninë e Veriut në pjesën e parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Ballkanit në një pjesë të mirë të saj do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Po ashtu Europa Veriore dhe pjesërisht ajo qendrore do të jenë me reshje shiu. Ndërsa Jugperëndimi i kontinentit dhe Europa Lindore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!