Vranë Alkisin 19-vjeçar, plasin akuzat mes huliganëve shqiptarë e grekë, fajin mbetet “jetim”

schedule13:57 - 7 Shkurt, 2022

schedule 13:57 - 7 Shkurt, 2022

9 të arrestuarit për vrasjen e Aliksit në Selanik, kanë folur së fundmi për krimin e rëndë që kanë bërë. Ata nuk kanë pranuar fajësinë ndërsa përgjegjës kanë nisur të bëjnë njëri – tjetrin.

Sipas të dhënave të fundit nga burime policore, dalin disa përfundime bazë për rastin që trondit Greqinë, por edhe komunitetin sportiv në mbarë Europën, pas vrasjes së tifozit 19-vjeçar nga një grup huliganësh.

Të 11 të përfshirët sipas të dhënave të deritanishme , nga të cilët 9 të arrestuar , janë të organizuar në një grup tifozës të cilët hyjnë gjithnjë në portën 4 të PAOK-ut. Megjithatë, burime policore vlerësojnë se batalioni sulmues i huliganëve të ashpër ka vepruar në mënyrë autonome dhe të pavarur nga linja kryesore e Portës 4. Në sulmin vrasës janë përdorur tre, ndoshta katër makina për tu larguar.

Makina e bardh që u filmua më parë, drejtohej nga 23-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua i pari nga policia. Drejtuesi i makinës së dytë është një 20-vjeçar grek, futbollist i skuadrës lokale të Selanikut, Aetoi .

Kush e vrau Alkisin?

Informacioni fillestar ishte se rolin qendror në vrasjen e Alkis Kampanos e kishte 23-vjeçari me origjinë shqiptare i cili u arrestua i pari. Tashmë, pak orë pas arrestimit të tyre, huliganët e përfshirë në vrasjen e tmerrshme fajësojnë njëri-tjetrin. Tetë nga nëntë të arrestuarit , sipas burimeve policore, thanë se kosa, i cili ishte një nga sendet vdekjeprurëse në sulm, mbahej nga një grek, të cilin bashkëpunëtorët e tij madje e përmendin.

Sipas të dhënave të dhëna rezulton se me prova mjeko-ligjore të arrestuarit janë të përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek.

Përveç gjakut që i përkiste Alkis Kampanos, mjetet e përdorura kishin edhe gjakun e njërit prej dy shokëve të tij të plagosur nga huliganët, si dhe materialin gjenetik të autorit.
Kush janë të dy në kërkim?

R. Demirazi, 20 vjeç shqiptar. Ai ka mundur të arratiset në vendin tonë. Ndërkohë në kërkim është edhe një 25-vjeçar grek./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!