Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka hedhur paraditen e së dielës votën e tij. Ismaili pasi ka votuar ka kërkuar nga qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të dalin të votojnë.
“Falënderoj qytetarët që më ofruan mbështetje në rrugëtimin tonë të përbashkët, e pres me padurim rezultatin e garës në Prishtinë. Është datë më rëndësi, ftoj të gjithë të dalin në votime”, deklaroi ai para mediave.
Ismaili gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00. /abcnews.al/