Ka hedhur votën e tij në kuti, Kryetari i Listës Serbe dhe njëherësh Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç.
Mediat në Kosovë raportojnë se Rakiç ka votuar rreth orës 8:00 të mëngjesit teksa shoqërohej nga nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç si dhe bashkpartiakë të tjerë në Mitrovicën e Veriut.
Në Kosovë të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona në zgjedhjet lokale të dielës së këtij 17 tetori. Ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 41 mijë persona. /abcnews.al/