Votohet për Presidentin në Parlament, Rama i jep dorën Bajram Begajt e më pas ulet pranë Orlando Rakipit

schedule18:29 - 4 Qershor, 2022

schedule 18:29 - 4 Qershor, 2022

Teksa po përgatitej Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur nga karrigia për të takuar Bajram Begajn. Në pamje duket momenti kur Rama shkon pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën.

Pasi i dha dorën kandidatit për President, kreu i qeverisë është ulur pranë Orlando Rakipit, djalit të Aqif Rakipit, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion.

Kujtojmë se mazhoranca ka deklaruar prej kohësh tashmë që nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë e bashkëpunim me Sali Berishën për faktin që ai është shpallur “non garata” nga SHBA vitin e shkuar.

Megjithatë, opozita është kujdesur disa herë t’i kujtojmë se edhe nga krahu i tij ka figura të shpallura “non grata” përfshirë këtu edhe babin e Orlandos, Aqif Rakipi. Argumenti i kreut të qeverisë ka qenë se në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nuk mund të gjendet asnjë person non grata. /abcnews.al/