Votohen ndryshimet në qeveri/ “Spiropali e njeh jetën parlamentare”, Minxhozi: Dhuna e opozitës për të ardhur keq

schedule18:10 - 30 Korrik, 2024

schedule 18:10 - 30 Korrik, 2024

Analisti Skënder Minxhozi në “Special Report” në ABC News, komentoi votimet e ndryshimeve në qeveri në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend.

Gjatë kësaj seance opozita sërish shkaktoi kaos dhe debate, duke mos lejuar zhvillimin normal të Kuvendit.

Lidhur me këtë situatë, Minxhozi tha se është për të ardhur keq që opozita solli sërish një pamje të tillë edhe pse nuk sjell asnjë të mirë për opozitën.

“Opozita nuk lë rast pa u kapur pas çdo ngjarje parlamentare aty ku procedura e lejon, por edhe aty ku procedura nuk e lejon. Është një opozitë që përpiqet të kacavirret nëpër pasqyrë siç thotë shprehja. Sipas procedurës dekretet e presidentit votohen dhe asgjë më tepër.  Mendoj që parlamenti do të duhet të kishte kaluar në një moment solemn në zgjedhjen e kryetares së re dhe do të duhej të ishte lënë menjanë për pak minuta ajo përplasje e ashpër dhe e palogjikshme. Nuk bëri përjashtim as zgjedhja e Elisa Spiropalit sepse mesa duket jeta politike në Shqipëri ka dalë nga shinat dhe Kuvendi është një arenë gladiatorësh dhe një shembull i keq. Sepse është i mbushur me akte që i ngjajnë më shumë një ndeshje të kategorisë së dytë të kampionatit të futbollit sesa institucionit më të lartë të shtetit dhe sot asistuan në një shfaqe ku dhuna dhe goditjet me grusht të tavolinave ishin jashtë kontekstit dhe nuk sollën asgjë për opozitën”, u shpreh Minxhozi.

Sa i përket miratimit me 75 vota pro të kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, analisti Minxhozi u shpreh se Spiropali është e përgatitur dhe se është një figurë që e njeh jetën parlamentare.

“Spiropali e njeh jetën parlamentare, vjen më e përgatitur. Pra do të jetë kryetare e Kuvendit për një term relativisht të shkurtër kohor”, tha ai.

Komentet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me kombësinë e Pirro Vengut, Minxhozi nënvizoi se janë diskutime të shëmtuara të bërë nga ana e Metës

“Të kapesh pas kombësisë së Pirro Vëngu është diçka pa rëndësi. Ndoshta ajo që do të thuhej për emërimet e reja të Ramës është mënyra se si u kumtuan. Në Kongres Rama mbajti fjalën e tij dhe të gjithë presin lëvizjen në qeveri, janë parë tashmë. Mendoj që ministra me valencë të fortë politike si Taulant Balla për t’i lënë vendin teknicienë, ndoshta do të mund të ishin për të diskutuara. Por se cila është kombësia e Pirro Vengut është një diskutim i shëmtuar nga ana e Metës”, tha ndër të tjera Minxhozi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!