Teksa procesi i votimit për primaret në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për 6 marsit të Komisionit të Rithemelimit vazhdon, kandidatët e Vorës duket se kanë bërë “armëpushim”.
Inxhinieri Luan Beta dhe ekonomisti Lulzim Vrana kanë zgjedhur ta presin përfundimin e procesit të votimit bashkë.
Ka qenë Vrana ai që ka ndarë një foto në rrjetet sociale duke etiketuar rivalin e tij ku ka shkruar “Fitoftë më i miri”. /abcnews.al




