Votimi i dyfishtë në Gjirokastër, Kaso: Pro hetimit! Braho: Jemi në kushtet e një vepre penale

schedule11:13 - 18 Maj, 2021

schedule 11:13 - 18 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka zhvilluar mbledhjen e radhës për pretendimet për shkelje në qarkun e Gjirokastrës.

Anëtari i KAS, Ledio Braho, ka kërkuar nga KQZ të zbatojë detyrën për rastet e komisionerëve dhe administratës zgjedhore, ndërsa shtoi: “Në dijeninë time jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë. Administrata e KQZ-së duhet të procedojë nëse nuk ka proceduar ende”.

Përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji, tha se nga shqyrtimi i raportit , konkluzioni është i paqartë dhe sipas tij ka mangësi , duke kërkuar sqarimin për të dhënat e paraqitura.

Salianji gjithashtu kërkoi të jenë prezent në seancë kryekomisionesit, pra personat përgjegjës që kanë administruar raportin e PEI.

Avokati i LSI-së u shpreh: Ne e gjejmë shumë të qartë këtë tabelë, është sqaruar me hollësi që kanë qenë raste 73. 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa ose votim për 70 persona. Po ashtu është një listë emërore, rezulton të jetë vetëm inicialet e personit, datëlindja, nr. I votimit, dhe qarkut përkatës. Është shumë e qartë kjo gjë.

Ivi Kaso: Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj që të dhënat janë të qarta, ajo çka i mbetet këtij Komisioni të vlerësojë, është nëse kjo paligjshmëri është e tillë që të shkaktojë pavlefshmëri. Ndikon në ndarjen e mandateve? Duhet të përsëritet procesi në të gjithë zonën zgjedhore apo jo?

Si përfundim Braho kërkoi nga KQZ që të zbatojë detyrën për raste e komisionerëve apo administratës zgjedhore që është konstatuar në kushtet e votimit të dyfishtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!