Votimi elektronik në 3 bashki/ Printohen 10% e fletëve, çfarë ndodh nëse teknologjia na lë në “baltë”

schedule12:30 - 20 Prill, 2023

schedule 12:30 - 20 Prill, 2023

Për herë në Elbasan dhe Kamzë dhe për herë të dytë në Vorë, qytetarët do të votojnë elektronikisht dhe po ashtu numërimi do të jetë elektronik.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se KQZ po merr masa në rast se do të ketë probleme duke printuar 10% të fletëve të votimit. Pra nëse dështon në një pjesë votimi elektronik, do të jenë gati fletët e printuara.

Gazetarja tha se bëhet fjalë për 40 mijë fletë votimi të printuar për kandidatët dhe 40 mijë të tjera për Këshillin Bashkiak.

Por nëse teknologjia na lë në “balt” duke dështuar në nivel qarku, zgjedhjet do të duhet të përsëriten.r.t/abcnews.al