“Votimet po bëhen nën kërcënimin e armëve,” mediat ruse: Shumica dërrmuese e Ukrainasve “pro” bashkimit

schedule16:39 - 27 Shtator, 2022

schedule 16:39 - 27 Shtator, 2022

Pjesa dërrmuese e qytetarëve që jetojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës kanë votuar “pro” bashkimit me Rusinë. Kjo sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA. Të ashtuquajturit referendume janë mbajtur në katër rajone të Ukrainës që janë aktualisht nën kont6rollin e Rusisë, në përpjekje për të legjitimuar veprimet e tyre në zonat e pushtuara.

Ndërkohë, si Perëndimi ashtu edhe Ukraina i kanë cilësuar votimet si të pavlefshme ndërsa nuk kanë munduar raportimet se ukrainasit në fakt po votojnë të shantazhuar për bukën e gojës apo edhe nën kërcënimin e armës.

Sipas asaj që raporton RIA, numërimet fillestare treguan shumicë që varionte nga 96.97% në rajonin Kherson, bazuar në 14% të votave të numëruara, në 98.19% në Zaporizhzhia, bazuar në 18% të numërimit.

Rezultatet përfundimtare priten të publikohen nesër. /abcnews.al/