Votimet në Tiranë, Bare: Pjesëmarrja është mbi 20% (Video)

schedule18:20 - 30 Qershor, 2019

schedule 18:20 - 30 Qershor, 2019

Një orë përpara përfundimit të procesit të votimit, deputeti i PS-së, Besnik Bare deklaroi se numri i votuesve në Tiranë i kalon 20 përqind.

Gjatë një bisede në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, ai tha se nëse pjesëmarrja e votuesve do të arrinte maksimumi 26 përqind, do të quhej normale duke pasur parasysh historinë e zgjedhjeve që janë realizuar në Tiranë këto 30 vite.

“Për sa i përket shifrave unë të siguroj në këtë moment pjesëmarrja është mbi 20 përqind. Pjesëmarrja për mua në këtë moment që flasim, unë nuk kam shifër konkrete, por me informacionet që kisha përpara një ore të pothuajse të gjitha njësitë e Tiranës ishin mbi 17-18 përqind. Në këto rrethana duhet të kemi parasysh edhe një fakt, nuk merr pjesë pothuajse gjysma e elektoratit. Përgjithësisht në zgjedhjet elektorale pjesëmarrja në Tiranë ka variuar nga 40 përqind deri në 50 përqind. Ne, votuesit do ishte krejt normale nëse do varionte pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme nga 20-21 përqind deri në 25 maksimumi 26 përqind. Kështu do justifikohej dhe do quhej normale me të gjithë historinë e zgjedhjeve që janë realizuar në tiranë në këto 30 vjet”, tha Bare.  /abcnews.al