“Votë për Shqipërinë krenare”, kryeministri në New York kërkon votën e diasporës

schedule19:37 - 26 Tetor, 2024

schedule 19:37 - 26 Tetor, 2024

Në mbyllje të fjalës së tij, në New York, ku zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë atje, kryeministri Edi Rama kërkoi votën e diasporës, për një Shqipëri krenare dhe jo kokëulur, siç u shpreh ai.

“Dua të them dy fjalë lidhur me dicka që tha ‘patronazhisti’, unë besoj që cdo shqiptar që vepron me logjikën e vet, jo me tifozllik me ca i thotë partia, apo historia e lexuar gabim e kanë të qartë se kjo është një përpjekje shqitare, jo e imja, për ta nxjerrë Shqipërinë nga errësia e historisë dhe hijet e nënvlerësimeve nga të huajt.

Na kanë parë si emigrant pa letra në Europë, na kanë trajtuar si vend ku nuk ka arsye për të patur respekt dhe na është dashur shumë të fillojmë të nxjerrim Shqipërinë në dritën që meriton.

Kryesorja është që në fund të ditës të gjitha do kërkojnë kohën e tyre, por një gjë, ne shqiptarët nuk duhet të negociojmë, që është krenaria. Krenarinë për Shqipërinë duhet ta bëjmë kartivzitën e vendit tonë, për këdo që ka pasaportë të huaj e ku thuhet kombësia ime është shqiptare. Duke bërë këtë, kemi vendosur gurin për brezat që vijnë. Është cështje për Shqipërinë krenare apo kokëulur. Shqipëria krenare është aspirata e cdo shqiptari.Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Cdo rrugë tjetër është rruga e të qëndruarit me kokë ulur.” përfundoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!