Zegjine Çaushi e pati të shkurtër fatin në politikë. Rinumërimi në Fier i hoqi asaj mandatin dhe e dërgoi sërish në Roskovec. Me vetëm 10 vota më shumë në parlament pritet të shkojë kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho, duke i dhënë kështu fund rinumërimit në Fier.
Belinda Balluku regjistroi kështu një humbje të vogël brenda fitores më të madhe që ajo firmosi në Fier për Partinë Socialiste. Por Gazmend Bardhi nuk mund ta quajë këtë fitore. Numri dy i demokratëve duhet të kenaqet se të paktën 4 vjet nuk do ketë mbi shpinë turpërimin e gjithë demokratëve dhe romuzet pa kripë të Zegjine Çaushit.
Berisha doli duar bosh nga rinumërimi, duke mbetur në rezultatin humbës vetëm me 4 mandate në Fier. Edhe partia e Lapajt nuk arriti të merrte mandatin e 12 të socialistëve. /abcnews.al