Zgjedhjet e ardhshme parlamentare ngjallin interes lidhur me fushatat, risitë dhe votimet, por ndërkohë data e zgjedhjeve ka qenë e diskutuar së tepërmi.
I ftuar në progamin ‘Tirana Live’ , Analisti Frrok Cupi u shpreh se opozita po përkëdhelet dhe se po sillet si fëmijë.
Sipas tij, këto zgjedhje janë historike pasi votojnë për herë të parë emigrantët, krahas shumë risive të tjera të parashikuara.
“Është një ngjarje interesante caktimi i datës së zgjedhjeve sepse ka një përqëndrim nga politika, qytetarët. Këto zgjedhje kanë disa gjëra për herë të parë. Pasi është caktuar dita e zgjedhjeve, partitë e vogla ose opozita që është në gjendje dëshpëruese, mazhoranca bën pjesë në palën që do datën 11, e lejojnë opozitën dhe i thonë dhe BE të shtyjë axhendën e saj meqë ankohet opozita.
Opozita po përkëdhelet e ndërkohë nuk di ta lexojë se kjo gjë po i thuhet si e do, çfarë do, si fëmija që ka humbur lodrën. Kam përshtypjen që është i vetmi vend që kemi arritur në këtë pikë demokratike që i thotë opozitës çfarë dëshire ke. Shteti i ka hapur çdo dyer, madje dhe dyer negative, nuk km parë ndonjëherë që prokurori të thërras liderin e opozitës.
Për herë të parë votojnë emigrantët që kanë shumë vite jashtë dhe as nuk e kanë shkuar ndër mend që mund të voitojnë nga shëpia e tyre. Nuk kishin regjistër, nuk kishin emra dhe dikush tjetër mund të votonte në emrin e tyre. Vendi është zhvilluar deri në atë pikë. Kjo është një shans shumë i madh që do të rrisë kualitetin e demokracisë. Për herë të parë, ne po shkojmë drejt zgjedhjeve por kemi një gardian, Spak-un, deri ditën që do shkojmë në zgjedhje nuk e dijmë sa dëshmorë do të kemi. Do të ketë plot nga këta tipat që bëjnë namin në parlament dhe nuk do të kenë të drejtën të votojnë, do të jenë në burg ose në hetim. Disa dihen dhe bëjnë zhurmën më të madhë. Sot ishte shumë sinjifikative dhe është kulmi që çfarë nuk duhet të ndodhë në parlament. Duhen marrë ato aspekte që të ndalojnë këta huliganë të shkojnë në parlament. “