Vota pro vettingut, sherr Berisha-Salianji në Kuvend

schedule13:54 - 10 Shkurt, 2022

schedule 13:54 - 10 Shkurt, 2022

Vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ka sjellë përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës.

Deputeti i PD gjatë fjalës së tij tha se ata do të votojnë sot pro, ndërsa Berisha ndërhyri duke thënë se marrëveshjet t’i vazhdojnë dhe seanca të ndërpritet. Duke iu përgjigjur, Salianji tha se ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin e reformës në drejtësi duhet të jenë ata të pjesës së 140 deputetëve që e votuan 5 vite më parë.

Lexo edhe: Berisha publikon videon e Bashës: E kanë marrë peng. Nikolla: Z.Berisha, flisni!

Replikat: 

Sali Berisha: Nëse vazhdohen të lyhen dhe lëpihen dështime të tilla faturën e të cilës paguajnë qytetarët. Nëse vazhdohet me fjalë të sipërfaqshme dhe vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz kreu i Meduzës me peng bravën kjo seancë duhet të ndërpritet menjëherë. Është në hipokrizi e madhe ndaj qytetarëve shqiptarë. Këtu flitet për një proces që u përdor nga  kreu i Meduzës me Agaçion e tij si armë tmerrshme për gjahun e shtrigave. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për tu riparuar. Po flas për zërin e qytetarëve. Mashtrojnë qytetarët. A e dini ju që vetëm 24% i besojnë reformës në drejtësi sot. A e dini ju që reforma është një ndër shkaqet kryesore të spastrimit etnik.

Ervin Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërpre votimin dhe për ta rikthyer procesin e votimi dhe mund të isha një ndër ata që mund të votoja. Nëse ka një njeri që duhet të ishte përgjegjës për këtë duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Gjysmat e komisionerëve të vettingut dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë që kjo i shërben Edi Ramës. Kjo i shërben Edi Ramëns që mos të kenë akse misionet ndërkombëtare të monitorimit. Ta luftojmë Ramën me mullinjtë e Edi Ramës. Cila është kjo arsye dhe interes i PD kur asgjë në këtë vend nuk është bërë pa mbështetje e SHBA. Po ka probleme sot drejtësia, Edi Rama e ka kapur, nëse ka përgjegjës për kapjen është nga parafolësi.

Sali Berisha: Kam të drejtën e replikës, kam një përgjigje. Ai u ngrit pas meje. Dy minuta dua jo më shumë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!