“Vota e emigrantëve, problem kompleks”, Rama: Ngërçi është tek regjistrimi

schedule15:41 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:41 - 24 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka treguar se ku qëndron ngërçi në lidhje me votën e emigrantëve.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se problemi qëndron te regjistrimi i tyre.

Kreu i qeverisë nënvizoi se duhet një bazë të dhënash me integritet, të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Nuk është fare problemi se çfarë shkruhet në ligj, problemi është te regjistrimi, që të kemi një bazë të dhënash me integritet, në territoret jashtë vendit. Nuk është proces i lehtë, është proces jashtëzakonisht  i vështirë, duhen përfshirë aktorë të tjerë, jo vetëm insittucionalë brenda vendit, duhet edhe angazhimi i njerëzve jashtë. Duhet edhe angazhimi. Këtu e kemi ngërçin, te regjistrimi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!