KQZ vijon punën e saj për listat zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021. KQZ në vijim të punës së saj për të bërë të mundur që emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen jashtë vendit të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme i ka dërguar kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile.
Përmes kësaj shkrese KQZ kërkon informacion në lidhje me numrin e emigrantëve që kanë regjistruar adresën e përhershme jashtë vendit.
” Në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, po ju dërgoj për njohje kërkesën drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile në lidhje me numrin e shtetasve që kanë regjistruar adresën jashtë vendi”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e KQZ.
Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e “5 qershorit”, megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj.
Letra e Plotë: