Vota e diasporës, Tabaku: Një nga kërkesat e opozitës. Të fokusohemi në një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse

schedule20:57 - 17 Tetor, 2024

schedule 20:57 - 17 Tetor, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se vota e diasporës në vitin 2025, është diçka pozitive, pavarësisht se sipas saj, qeveria është kujtuar për emigrantët vetëm për zgjedhjet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku u shpreh se duhet një reformë zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

“Meqënëse diskutuam gjatë edhe për procesin zgjedhor, dua të ndalem pak edhe te pjesa e diasporës, edhe tek ndryshimet e kodit. Është hera e parë, që ndodh në 11 vite, që të mos ketë asnjë punë reale për rekomandimet e OSBE-ODIHR. Dy ndryshime që kanë ndodhur, kanë ndodhur jashtë tryezës së parlamentit. Në një situatë të tillë, kur ti ke një mungesë vullneti politik për rekomandimet e OSBE-ODIHR, kush mund të jetë kërkesa më normale e një opozite? Sigurisht, votimi i diasporës dhe unë jam një nga gjashtë deputetet që e ka çuar ligjin për votimin e diasporës, një vit më parë në parlament, për ta shtyrë procesin, dhe së dyti është kërkesa për qeverinë teknike. Unë shpresoj se votimi i diasporës, ato votojnë dhe janë forcë dominuese. Këtu në Shqipëri, diaspora është forcë dominuese në të ardhura. Tashmë është kujtuar qeveria që janë këto jashtë dhe kanë filluar turin. Duhet të foksuhemi në një reformë të plotë gjithëpërfshirëse”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!