Vota e Diasporës, mbi 245 mijë aplikime/ “Mbështetje për PS”, Bruci: Emigrantët duan të japin kontributin e tyre në zgjedhje

schedule13:17 - 6 Mars, 2025

schedule 13:17 - 6 Mars, 2025

Regjistrimi për Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka përfunduar, me 245 mijë aplikime. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, sekretarja për Diasporën në PS Zerina Bruci, u shpreh se ka pasur një interes të lartë të emigrantëve jashtë vendit për të qenë pjesë e procesit.

“Është një shifër që ishte e pritshme edhe në bazë të takimeve që kemi zhvilluar. Është koha për t’i falënderuar, po ashtu tregon edhe një shenjë angazhimi dhe vëmendje e tyre për zhvillimin e vendit. Besoj që do të shkojmë diku te 245 mijë, dhe ky ka qenë edhe një proces që do të shërbejë edhe për proceset e tjera”, tha Bruci.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se ka pasur edhe një interes inkurajues të moshave të reja. Po ashtu theksoi se një numër i lartë aplikimeve ka qenë nga Italia dhe Greqia.

“Është edhe një shenjë e vëmendjes që qeveria ka treguar kundrejt Diasporës nëpërmjet programeve të ndryshme. Edhe panairi i punës në Athinë ishte po ashtu një tregues i mirë. Panairi në Athinë ishte pikëtakimi i mundësisë që ata kanë pritur për të qenë pjesë. Ndryshimi kryesor vjen nga fakti, se bashkë-kombasit tanë që jetojnë janë e kanë shumë të qartë edhe për të bërë diferencën me gjërat që ndryshojnë dhe punën e bërë deri tani. Ekipi i PS ka një bilanc të jashtëzakonshëm në 10 vitet e fundit dhe një plan të mirë-menduar për Shqipërinë në vitet e ardhshme”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!