Vota e diasporës, korriku vendimtar/ Gjiknuri: Do votojnë vetëm emigrantët e regjistruar

schedule17:15 - 4 Korrik, 2024

schedule 17:15 - 4 Korrik, 2024

Korriku do të jetë vendimtar nëse politika do e prodhojë një kod të ri zgjedhor apo do të dështojë, ndërsa janë dy vendime të gjykatës kushtetuese që kërkojnë reflektim prej Parlamentit.

Gjithsesi Damian Gjiknuri në parlament tregoi disa prej ndryshimeve që do ti propozojë së shpejti PS-ja, përmes një projektligji.

Së pari është vota e diasporës që maxhoranca nuk ndryshon qasje e mendon se vetëm emigrantët të regjistruar ta ushtrojnë këtë të drejtë.

I gjithë procesi, sipas Gjiknurit, duhet të kryhet me post.

Por propozimet nuk marrin kartonin e domosdoshëm jeshil të opozitës, deri më tani.

“Të votojnë të gjithë, edhe ata pa adresë të qëndrueshme”, tha Bylykbashi

Maxhoranca ka gati edhe propozimin për herësin, ai nuk do të bie, por do të ngushtohet diferenca e votës mes kandidatit dhe partisë së tij.

“Është ishte disporpocional”.

Replikat në parlament mes dy përfaqësuesve të grupit të dialogut për reformën, vijuan edhe për koalicionet, edhe pse Gjiknuri për herë të parë zbuloi një ndryshim në listën përbërëse të një koalicioni.

“Përbri kandidatit, edhe subjekti që e kandidon”, u shpreh Gjiknuri

“Koalicionet siç ishin”, tha Bylykbashi.

Maxhoranca nuk do të pres përtej korrikut për të gjetur gjuhën e përbashkët me opozitën.

“Nuk do të ketë datë tjetër. Nëse dështon, vota e diasporës nuk bëhet dhe do të jetë KQZ që do të vendos si do të ndahen mandatet (për herësin).”, tha Gjiknuri.

/abcnews.al