Vota e diasporës, ende pa dakordësi/ Celibashi me platformë të votimit elektronik. Gjiknuri e Bylykbashi ngrenë pikëpyetje

schedule23:20 - 22 Maj, 2024

schedule 23:20 - 22 Maj, 2024

Nën presionin e kohës që nuk jep shumë shpresë, Ilirjan Celibashi brenda pak ditësh sërish u ul në tryezën e Grupit të Dialogut për reformën zgjedhore, këtë herë me platformën se si mund të votojnë emigrantët shqiptarë për parlamentin e ardhshëm.

Ajo që propozoi kryekomisioneri për politikën ishte një variant të votimit elektronik, që do të administrohet nga moment i regjistrimit deri tek votimi dhe numërimi i kësaj vote, nga KQZ-ja.

KQZ përdor disa mjete sigurie për këtë mënyrë, që fillojnë nga identifikimi i zgjedhësit, përmes skanimit të fytyrës apo kodeve unike, dhe të dhënave të tjera personale. Por kjo mënyrë regjistrim nuk është përfaqësuar pa rezerva.

“Ka shumë pikëpyetje”

Një variant tjetër në diskutim është edhe votimi me flet dhe dërgimi i saj me post, pasi regjistrimi dhe identifikimi bëhet sipas versionit të portalit të posaçëm.

“Varianti me i mundshëm serish me post dhe regjistrimi nëpërmjet një sistemi që krijon transparencë. Çdo deklarim adresë do të reflektohet në gjendje civile.”

Opozita duket më afër KQZ-së, sesa maxhorancës.

“KQZ më e avancuar se mazhoranca”, tha ai.

Këtu ata kërkojnë një shërbimi postar ndërkombëtar.

“Ne kërkuam me shumë garanci, nëse opsioni që do të zgjidhet do të jetë me postë, posta shtetërore nuk është e tillë, nëse do të zgjidhet një aplikacion elektronik duhet po ashtu të jetë më i besueshëm”

Nëse palët gjatë diskutimeve të tyre do të dakordësohen për platformën e KQZ-së. në të parashikohet që procesi i votimi të emigrantëve të zgjasë disa ditë, para se ato të zhvillohen brenda vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!