Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në ABC News tha se Sali Berisha ka sjellë vetëm fatkeqësi për Partinë Demokratike.
“Qeverisjen e mirë të gjithë e duan. Askush nuk do më ato skena apo akte të tilla që t’u nxijë jetën shqiptarëve. Kjo votë e 11 majit ishte vlerësim për qeverisjen dhe të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur”, tha ai.
Avokati, nënvizoi se vota e 11 majit ishte një shuplakë e fortë e merituar për kreun e PD Sali Berisha. Gjithashtu theksoi se në 35 vite Berisha ua ka nxirë jetën shqiptarëve.
“Kjo ishte dhe një votë e fuqishme. Shqiptarët i dhanë një mësim të mirë Berishës për t’i thënë largohu se ia ke nxirë jetën shqiptarëve”, tha më tej avokati.
/abcnews.al/