Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Voskopoja, fshati që synon turizmin elitar

schedule14:10 - 10 Korrik, 2019

schedule 14:10 - 10 Korrik, 2019

Që nga pranvera, Voskopojën e kanë vizituar më shumë se 20 mijë turistë, një pjesë e të cilëve nga Evropa. Aktualisht ne Voskopoje grupe turistesh e peshuesish i kanë dhëne zonës një gjallëri të rrallë.

Në kërkim të freskisë dhe qetësisë,grupe vizitorësh ndalen në Voskopojë. Ditët e para të korrikut,kanë mbipopulluar fshatin e vogël, ku rezervimet duhet t’i bësh që në pranverë. Ata që vinë nga larg, kalojnë gjithë verën mes magjisë së peizazhit dhe klimës alpine,që relaksojnë mendjen dhe shërojnë trupin.



Një pjesë e mirë e vizitorëve,janë besnikët,që mikpritja e banorëve, kuzhina e pasur dhe e veçantë si dhe çmimet e përballueshme, i bëjnë të kthehen çdo verë në Voskopojë. Vendasit po investohen fort në turizëm,duke e kthyer Voskopojën, në destinacion elitar dhe të shumëkërkuar. Kapacitetet akomoduese janë rritur ndjeshëm, ndërsa mjaft shtëpi janë kthyer në bujtina. Me shumë aktivitete argëtuese, do ta plotësonin ditën e pushuesve e cila nis me shëtitje të gjata mes pyjeve halorë dhe burimeve të ujit të ftohtë.

Të larta janë shifrat edhe të vizitorëve, që i tërheq më së shumti, trashëgimia kulturore dhe historike e  fshatit, ku qytetërimi shekullor, shpërfaqet nga objektet e kultit, deri tek shtëpitë dhe kalldrëmet e gurta.

Por grupeve turistike, ju duhet të presin me orë për të vizituar objektet e kultit, të cilat shpesh janë të mbyllura. Edhe zyra e informacionit,në qendër të fshatit, po ashtu është e mbyllur, çfarë detyron turistët, të kërkojnë ndihmën e banorëve për tu orientuar.

Duke filluar nga pranvera, Voskopojën e kanë vizituar mbi 20 mijë turistë,ndërsa mbetet i lartë trendi i vizitorëve të huaj, kryesisht evropiane.

Daniela Zisi/Gazetare e ABC News, Korçë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!