Vorë, treni godet adoleshenten/18 vjeçarja në gjendje kritike

schedule09:22 - 25 Janar, 2018

schedule 09:22 - 25 Janar, 2018

Një 18 vjeçare është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u godit nga treni në Vorë. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia bëri të ditur se adoleshentja u godit në stacionin e trenit në Vorë nga lokomotiva që drejtohej nga një 61 vjeçar.

Vajza është transportuar në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa makinisti është shoqëruar deri në sqarimin e rrathanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!