Vora ngel “pa zot”, në pritje të dekretit të Metës

schedule13:42 - 1 November, 2019

schedule13:42 - 1 November, 2019

Por kush do ta drejtojë tani bashkinë e Vorës? Kryeministri do të kërkojë nga presidenti një datë të re zgjedhjesh, po gjasat janë që Meta të mos pranojë, siç bëri me Shkodrën. Në këto kushte, Këshilli Bashkiak pritet të mandatojë një prej nënkryetarëve që të drejtojë institucionin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Nga momenti i vendimmarrjes së KQZ-së, Agim Kajmaku ka humbur të drejtën të jetë kryebashkiak i Vorës. KQZ njoftoi kryeministrin për ndërprerjen e mandatit, dhe është Edi Rama ai që duhet ta përcjellë këtë informacion tek Ilir Meta, dhe t’i kërkojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë.

Por, pritet që Presidenti i Republikës të mos caktojë një datë, njëlloj siç bëri në Shkodër, pasi ai nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Në këto kushte, duhet të vihet në lojë këshilli bashkiak Vorë, përpara të cilit Kajmaku bëri betimin në 5 gusht.

Ata kanë kompetencë të komandojnë si kryetar të përkohshëm një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ata janë Laureta Omeri dhe Aqif Muca.

Kjo siguatë mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, por ndryshe nga Shkodra, në Vorë, Edi Rama do të vijojë të kontrollojë bashkinë, pasi nënkryetarët janë të partisë së tij./abcnews.al