Fansi hedh në gjyq Madonën për vonesat në koncerte

schedule15:43 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:43 - 9 Nëntor, 2019

Ylli i muzikës pop Madona, është hedhur në gjyq nga fansat e saj për shkak të vonesave të shumta dhe të shpeshta në koncertet e saj. Turi I saj I fundit zakonsiht nis me dy orë vonesë.

Nuk është një risi fakti se Madona i nis koncertet e saj me disa orë vonesë. Disa vite më oparë ajo u prit me fishkëllima nga publiku pasi koncerti nisi 60 minuta më vonë se orari i caktuar.

Por ajo ofendoi turmën e njerëzve duke i thënë të mbyllin gojën. Me “Madame X Tour” po ndoh e njëjta gjë, nis gjithmonë disa orë me vonesë. Një fans u zemërua aq sa vendosi të ndërmarrë një veprim ligjor.

Këngëtarja ka pasur gjithnjë vesin për të lënë publikun në pritje të gjatë. Në një rast ajo u vonua tre orë dhe më pas ishte justifikuar me faktin se ishin fansat që vinin shumë më herët.

Zakoni i keq vazhdoi dhe ndër vite dhe “Madame X Tour” nis zakonisht me dy orë vonesë. Fansat janë lodhur duke e pritur dhe kanë vendosur t’i drejtohen gjykatës. Sipas mediave, Nejt Holander ka kërkuar rimbursimin e biletës por kur iu mohua vendosi të ndërmarrë haoa ligjorë së bashku me një grup personash të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!