Vonesa me shpërndarjen e vaksinave në Spanjë, pengesë për “luftën” me Covid-19

schedule22:09 - 2 Shkurt, 2021

schedule 22:09 - 2 Shkurt, 2021

Në Spanjë rreth  60,000 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, por një tjetër problem me të cilën po përballet vendi është edhe fushata e vaksinimit.

Problemet me shpërndarjen e vaksinave të Pfizer dhe Moderna kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ngadalësimin e fushatës së vaksinimit.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i shëndetësisë së Katalonjës , Marc Ramentol tha se rajoni është prekur më shumë pas pengimit të vaksinimit.

“Ndikimi i vaksinës nuk do të jetë i dukshëm derisa një përqindje e mirë e popullsisë të jetë vaksinuar,” thotë gjithashtu Javier Marco, drejtor mjekësor i spitalit Isabel Zendal në Madrid, ndërsa shton: “Kjo nuk do të ndodhte deri në fund të verës. Me këtë vonesë ne nuk do të jemi në gjendje të shohim ndryshimin”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!