Von der Leyen: Rusia nuk është më një partner i besueshëm

schedule11:20 - 6 Maj, 2022

schedule 11:20 - 6 Maj, 2022

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se vendimi në fillim të kësaj jave për vendosjen e embargos së naftës ruse nuk do të ishte i lehtë, sipas BBC.

Ajo tha gjithashtu se BE duhet të reduktojë varësinë nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm. Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten, për të negociuar paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe sanksionet e ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test për ekonominë tonë, shtoi shtoi von der Leyen. Ajo tha se BE  do të vazhdonte të mbështeste Ukrainën.

“Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë,” tha ajo.

E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të kuptuar nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukraina të vendoste se si do të negocionte me Rusinë për të arritur një armëpushim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!