Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë një shtysë të re për procesin e integrimit evropian të vendit.
Gazetari Xhelal Neziri thotë se kjo vizitë mund të hapë një dialog të ri mes Shkupit dhe Sofjes, përfshirë edhe çështjen e një lloj garancie për parashikueshmërinë e procesit të integrimit.
“Kjo vizitë e von der Leyen do të sjellë një lajm të madh për RMV, edhe një hap më tutje për afrimin e dy shteteve dhe një dialog për një lloj garancie që kërkon RMV dhe që ka të bëjë me parashikueshmërinë e procesit mes Shkupit dhe Sofjes.
Besimi në procesin e integrimit ka rënë dhe, kur nuk ka mbështetje nga opinioni publik dhe kur një proces nuk është i popullarizuar, edhe politikanët sikur nuk angazhohen për përmbushjen e reformave. Integrimi në BE u dëmtua nga rënia e besimit dhe mbështetjes. Kjo vizitë e von der Leyen do të nxisë institucionet që të lëvizin dhe të rikthejnë besimin.” / abcnews.al /


