Von der Leyen: Deri më tani nuk ka asnjë provë që Kina do të furnizojë me armë Rusinë

schedule08:59 - 6 Mars, 2023

schedule 08:59 - 6 Mars, 2023

Bashkimi Europian tha se nuk ka parë “asnjë provë deri më tani” nga SHBA se Kina po shqyrton dërgimin e armëve në  Rusi, sipas një deklarate të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

E pyetur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës në rast të dërgesave të tilla,  von der Leyen tha se kjo është “një pyetje hipotetike që mund të përgjigjet vetëm nëse kjo bëhet realitet dhe fakt”.

Presidentja e Komisionit nënvizoi se BE-ja po monitoron marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë çdo ditë. Pekini dhe Moska njoftuan një partneritet “pa kufij” pak përpara se ushtria ruse të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Pekini mund të ofronte “armë vdekjeprurëse” për Moskën, të cilën qeveria kineze e mohoi.

Von der Leyen, e cila u pyet në lidhje me pretendimin e SHBA-së nga një gazetar, foli me kancelarin gjerman Olaf Scholz pranë saj në Pallatin Meseberg në Gjermaninë lindore.

Presidenja e  Komisionit Europian ishte e ftuar në një mbledhje të kabinetit të Scholtz.

“Ne të gjithë jemi dakord që Kina nuk duhet të dërgojë armë në Rusi”, tha Scholtz.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!