Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von der Leyen: BE rishikon politikën e zgjerimit/ Presidentja e komisionit konfirmon reformimin që shpejton integrimin e Shqipërisë

schedule18:18 - 30 Shtator, 2026

schedule 18:18 - 30 Shtator, 2026

Tirana nuk është rastësi si përzgjedhje e parë e turit ballkanik të Presidentes së KE.

Për Ursula Von Der Leyen, Shqipëria është pretendente kryesore për t’u anëtarësuar në BE, falë Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Duke konfirmuar se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, Brukseli nga ana tjetër do të bëjë të vetën, duke hedhur në tryezë që javën e ardhshme planin franko-gjerman.



““Ju po përgatiteni, edhe ne po përgatitemi, pasi zgjerimi është një proces me dy kahe. Edhe BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj. Javën e ardhshme do të paraqesim rishikimin e politikës sonë të zgjerimit. Do të shohim politikat tona, buxhetin tonë, për t’u siguruar që BE-ja është gati të zgjerohet dhe për të mirëpritur anëtarët e rinj.”

Plani franko-gjerman parashikon heqjen e vetos për vendet anëtare, por dhe vendet kandidate. Dakordësinë Rama për këtë plan ia dha pa u menduar dy herë, pasi Shqipërisë nuk ka për çfarë i duhet.

“Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte. Viktimë e një mekanizmi që në kohët e sotme është i tejkaluar. Nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë, sepse nuk ma ha mendja që ne mund të na duhet vetoja për të bërë të fortin në një tryezë ku duhet të ndihemi të barabartë mes të barabartëve.”

Ajo çka duket e errët në Tiranë, është tym i bardhë në Bruksel. Rama deklaroi se për rastin e arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, europianët e shohin gotën gjysmë plot.

““Për KE-në, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, i sheh si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekjeje të përditshme në të gjitha aspektet dhe, ndër këto aspekte, me provat e një lufte pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Nga KE-ja shihen si progres.”

Sa për përgjegjësinë politike, Rama ishte shumë i prerë.

“Reforma në drejtësi nuk ndalet. Ata që tradhtojnë qëllimin e përbashkët duhet të përballen me pasojat përmes sistemit të pavarur gjyqësor.”

Po aq e prerë ishte dhe Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen. Një përgjigje që, me shumë gjasa, nuk u ka pëlqyer flamingove që protestonin pak metra larg.

“Shumë e qartë: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të gjithë punës sonë. Dhe kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj se ajo që po shohim është fuqizimi i sistemit gjyqësor.”

Dhe sa për flamingot. Rama e kishte një lajm të ri. Së shpejti, për Zvërnecin, do të shihen në Pasqyrë Albania.

“Në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumentave dhe të të gjithë procesit sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë për projektin e shumë diskutuar.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!