Von Cramon: Zgjedhjet në veri, në përputhje me ligjet e Kosovës

schedule14:40 - 24 Prill, 2023

schedule 14:40 - 24 Prill, 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka cilësuar zgjedhjet në 4 komunat në veri, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Përmes një deklarate, von Cramon shprehu keqardhjen që Lista Serbe nuk mori pjesë në këto zgjedhje si dhe dënoi ashpër përpjekjet e atyre që frikësuan kandidatët apo qytetarët.

Ndër të tjera, von Cramon deklaroi se duhet të nisë sa më shpejt që është e mundur, puna për themelimin e Asociacionit.

“Megjithatë, më vjen thellësisht keq që forca kryesore politike në veri të Kosovës, Lista Serbe, ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe dënon ashpër frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë për post apo të votojnë të dielën. Pas një shtyrjeje të zgjedhjeve, bojkoti i orkestruar nga qeveria serbe në Beograd, si dhe frikësimi i liderëve politikë serbë të opozitës, janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet demokratike. Retorika që vjen nga instancat më të larta të Serbisë ndaj zyrtarëve kosovarë është e mjerueshme dhe duhet të ndalet.

“Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione duhet të lehtësohet tani dhe qeveria e Kosovës duhet ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. BE-ja do të punojë ngushtë me të gjitha palët relevante për të rivendosur sigurinë dhe jetën normale për të gjithë qytetarët në këto komuna. Kështu puna e EULEX-it, KFOR-it dhe PK-së doli të jetë e domosdoshme dhe i përgëzoj për angazhimin e tyre”, thuhet në deklaratën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!