“Vol-vo 4”, një pjesë e të arrestuarve apelojnë masën e sigurisë

schedule12:50 - 29 Tetor, 2018

schedule 12:50 - 29 Tetor, 2018

Një pjesë e personave të lënë në burg pas operacionit “Vol-vo 4” kanë apeluar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Mësohet se kërkesën për Apelim e kanë dorëzuar avokatët e më shumë se 10 te arrestuarve, mes të cilëve edhe ata të dy ish- deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Sot  mbyllet afati ligjor për partaqitjen e kërkesave për apelimin për masat e sigurisë për këta persona.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka lënë në burg 24 nga 34 personat e arrestuar në operacionin “Vol-vo 4”. 8 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”, ndërsa për 2 gra të arrestuara Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!