Vokshi letër Ramës e Ruçit: Ministrat të mos refuzojnë komisionet

schedule15:48 - 27 Mars, 2018

schedule 15:48 - 27 Mars, 2018

Kryetarja demokrate e komisionit të Edukimit dhe Medias, Albana Vokshi, i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku u kerkon që t’i jepet fund refuzimit nga ana e ministrave të kabinetit, për të dhënë shpjegime dhe informacione mbi veprimtarinë e tyre, siç edhe parashikohet në ligj.

Kërkesa vjen pas mungesave të perseritura te ministrave në seancat e komisionit, sqaron zyra e medias pranë PD, të cilat janë i vetmi instrument kushtetues dhe ligjor i opozitës, për të ushtruar kontroll parlamentar.

Kjo letër i është dërguar për dijeni, edhe krerëve të grupeve parlamentare dhe tre selive diplomatike të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!