Mbledhja e Komisionit të Medias nuk prodhoi asgjë tjetër përveç debatit të zhurmshëm. Kryetarja e këtij Komisioni u detyrua që pas mbylljes së mbledhjes të bëjë një deklaratë për shtyp, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar kreryeregjitruesin të fshehë informacionin nëse kompania është pronar kufitar me teatrin.
“Është e drejtë e Kuvendit, e drejtë e opozitës, është e drejtë e publikut të dijë sa pronë ka kompania “Fusha” për të cilin Rama ka hartuar një ligj të veçantë të posaçëm dhe për të cilin po i merren 9 mijë metër katrorë truall qendrës histoorike madje duke shembur edhe Teatrin Kombëtar. Me urdhër të Edi Ramës, ZRPP refuzoi sot të japë informacion se kush janë pronarët kufitarë dhe sa sipërfaqe ka secili prej tyre. Refuzoi të jepte informacion nëse vërtetohej që “Fusha” është vërtetë pronar kufitar, siç pretendon Rama dhe Veliaj”, tha Vokshi. /abcnews.al