Vokshi: Ka banorë me dhëmbë të thyer e djegie, por gjithçka mbahet në terr informativ

schedule11:27 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:27 - 12 Nëntor, 2019

Nga spitali i Traumës ish deputetja demokrat Albana Vokshi deklaroi se ka banorë që u janë thyer dhëmbët dhe u ka dalë kavalija për shkak të dhunës së ushtruar nga policia.

Në një lidhje direkte ajo tha se askush nuk jep asnjë informacion se ku ndodhen, pasi është urdhri i Ramës që gjithçka të mbahet në terr informativ.

Lista e të lenduareve në Spitalin e Traumës

“Ka banorë që u ka dalë kavilja, u janë thyer dhëmbët për shkak të dhunës që ka ushtruar polici, ka zonja që kanë pësuar djegie të gradës së lartë. Por unë nuk di ku ndodhen dhe askush nuk na jep informacion.

Ka dhjetra të arrestuar që janë dhunuar në mënyrë ç’njerëzore nga policia. Çdo gjë mbahet në një terr informativ. Urdhri nga Rama është që asgjë të mos jetë transparente”.

Mahmut Himallari, i shtrirë në tokë. Ky i fundit u shpall fillimisht i vdekur nga ish-deputetja Oriola Pampuri, por me pas rezultoi se ishte jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës

Ish deputetja demokrate Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë vizituar në spitalin e Traumës Mahmut Himallarin.

Të lënduarit, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Traumës janë: Mahmut Imallari, 57 vjeç, Isuf Gjata, 80 vjeç,  Artur Muja, 43-vjeç, Gentian Alla, 36 vjeç, Çerçiz Jaçe, 74 vjeç, Adelina Shehu, 46 vjeçe, Dhurata Shehu, 69 vjeçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!