Vokshi: Erjon Veliaj, përgjegjës për zjarrin në çerdhe

schedule16:12 - 25 Gusht, 2018

schedule 16:12 - 25 Gusht, 2018

Deklaratës së kryebashkiakut, Erion Veliaj, i cili si përgjigje lidhur me dy rastet e zjarrit në çerdhet e Tiranës zgjodhi të akuzojë opozitën, kjo e fundit iu përgjigj dhëmbë për dhëmbë.

“Është për të ardhur keq që Tirana drejtohet nga një kryebashkiak që nuk mban asnjë përgjegjësi”, tha Albana Vokshi.

Përpara se kryebashkiaku të njoftojë qëllimin për rritjen e numrit të rojeve në çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, ai duhet t’i thotë qytetarëve përse çerdhja që mori flakë nuk kishte asnjë të tillë, thekson Vokshi.

“Sipas dosjes referuar prokurorisë, çerdhja nuk ka patur roje prej datës 6 Gusht. Së dyti, qytetarët e Tiranës duhet të dijnë se në komunikatën e brendshme të policisë në datën 22 Gusht ngjarja në kopshtin tek ish-Blloku është referuar si aksidentale. Të dy këto fakte provojnë se Veliaj është mashtrues i rrezikshëm”, tha ajo.

Për demokratët deklaratat e kryebashkiakut Veliaj që sulmojnë punën e paraardhësit të tij, nuk zhbëjnë dot të vërtetën.

“Mashtrimet e Erion Veliajt nuk zhbëjnë dot investimet e bëra gjatë 4 viteve kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. Në fund të këtij mandati të gjitha çerdhet janë rikonstruktuar. Në fund të vitit të tretë, Veliaj jo vetëm nuk ka ndërtuar asgjë të re, por vë në rrezik jetën e tyre”, tha Vokshi.

Për demokratët janë këto gënjeshtra të kryebashkiakut, të cilat i morën jetën edhe 16 vjeçarit, Ardit Gjoklaj, për punëdhënësin e të cilit Veliaj dha të njëjtën siguri që po mundohet t’i japë prindërve të vogëlushëve të Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!