Vogue: Mirë se vini në botën e Duas!

08:50 | 29/02/202008:500

Gjithnjë e më tepër, Dua Lipa po kthehet në një ikonë mode, e cila herë pas herë, në daljet e saj publike ose videoklipe, rikthehet te trendet e viteve ’90 shkruan Vogue.

Prej kohësh, këngëtarja është vlerësuar nga Vogue për sa i përket stilit të saj dhe për dikë në fillim të karrierës, duhet konsideruar si arritje. Së fundmi, Vogue zgjodhi Dua për videon në lidhje me koleksionet e Vjeshtës 2020 nga Java e Modës në Nju Jork .

Në videon të sjellë në formën e një sitcom-i të viteve ‘90, me regji të Bardia Zeinali dhe nën kujdesin e stilistes Jorden Bickham, Dua shfaqet si yll i muzikës pop, që jeton me një shërbëtor gazmor dhe dy qenushët e saj, të cilët “flasin” shqip. “Më në fund, ajo veshi Marc Jacobs,” thotë një prej tyre.

Ajo provon disa nga veshjet më të përfolura të Marc Jacobs, Tom Ford apo Eckhaus Latta, por ç’ështja më e madhe është: Çfarë duhet të veshë në darkë?/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono