Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi nën kërcënimin e armës ai grabiti një person në Boboshticë.
Sipas policisë, Klaus Mullalli dyshohet se i vuri armën në kokë një 26-vjeçari dhe i mori atij një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,“Kanosja”./abcnews.al