Një 16-vjeçar është arrestuar këtë mesditë në Vlorë. I mituri dyshohet se ka vjedhur portofolin e një shtetasi, ku në të cilën kishte para. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”.
“Veprimet procedurale me të miturin u kryen me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Ndërkaq, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i mituri, i cili ka precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al