Një 23 vjeçar nga Korça është arrestuar për disa vjedhje. Mësohet se i riu, nën kërcënimin e thikës, ka vjedhur një shumë parash prej 43 000 lekësh të rinj në tre biznese në qytetin e Korçës.
Nga këqyrja e kamerave dhe i kontrollit të ambienteve të ndryshme ku dyshohej se fshihej autori, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin tek terminali i të riut.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi 23 vjeçari./abcnews.al