Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë finalizoi operacionin “Logo”.
Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga një 40 vjeçar, banues në Tiranë.
Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari./abcnews.al