Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi vodhi 23 mijë euro në një banesë. Policia njofton se është proceduar në gjendje të lirë gjithashtu edhe vajza e 48 vjeçarit, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me të atin për të kryer vjedhjen në banesën në fjalë.
Gjatë kontrolleve në banesën e 48 vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur. Sipas policisë, personi që ka rënë pre e vjedhjes është arrestuar ditën e djeshme për posedim të katër armëve./abcnews.al