Vodhi 15 metra kabllo elektrike në Korçë, arrestohet 35-vjeçari

schedule12:18 - 3 Qershor, 2022

schedule 12:18 - 3 Qershor, 2022

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kaur duke djegur një kabllo të vjedhur nga Qendra e Kujdesit Mendor, në lagjen nr,4 në Korçë.

Gjithashtu nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, më datë 29.04.2022, ka vjedhur 15 m kabllo elektrike, po në këtë qendër.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit M. F., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke djegur një kabllo të vjedhur ditën e djeshme tek Qendra e Kujdesit Mendor, në lagjen nr. 4, Korçë.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, më datë 29.04.2022, ka vjedhur 15 m kabllo elektrike, po në këtë qendër

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!