Një 34 vjeçar nga Tirana është arrestuar gjatë operacionit “Periferia” në Durrës. Ai akuzohet për vjedhjen e 13 banesave në këtë qytet. Ky person ka qenë i dënuar me parë për vjedhje. Sipas policisë, hajduti futej në shtëpi gjatë orëve të natës dhe merrte sende me vlerë, celularë, plazma, bizhuteri dhe para. Në cilësinë e provës janë sekuestruar materiale telefona celularë dhe vlera monetare. /ABC news Albania 24/7
Vodhi 13 banesa në Durrës, arrestohet hajduti 34 vjeçar nga Tirana
schedule14:47 - 23 Gusht, 2019
schedule 14:47 - 23 Gusht, 2019