Vodhi 10 mijë euro në shtëpinë e një gruaje, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

schedule10:58 - 17 Gusht, 2022

schedule 10:58 - 17 Gusht, 2022

Një 18-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka vjedhur në kohë të ndryshme shumën prej 10 mijë eurosh në shtëpinë e një gruaje.

Uniformat blu bëjnë me dije se 18-vjeçari me iniciale A.Z  është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Thousands” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Thousands”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!